Ndryshimet në gjuhën shqipe 论题张贴者: Ledja
| Ledja 英国 Local time: 03:15 English英语译成Albanian阿尔巴尼亚语 + ...
Artikullin e mëposhtëm e gjeta të afishuar në një forum dhe më bëri përshtypje që nuk isha në dijeni mbi vendimet e marra për disa ndryshime në shqipen standarde. Diku thuhet se së fundmi është vendosur që emrat e huaj duhet të shkruhen sipas origjinalit. A është e drejtë që në një libër artistik t'i shkruash emrat e huaj sipas origjinalit - përvec kësaj, domosdo që dhe të palakuar! A jeni ndeshur me artikuj të tjerë të kësaj natyre... See more Artikullin e mëposhtëm e gjeta të afishuar në një forum dhe më bëri përshtypje që nuk isha në dijeni mbi vendimet e marra për disa ndryshime në shqipen standarde. Diku thuhet se së fundmi është vendosur që emrat e huaj duhet të shkruhen sipas origjinalit. A është e drejtë që në një libër artistik t'i shkruash emrat e huaj sipas origjinalit - përvec kësaj, domosdo që dhe të palakuar! A jeni ndeshur me artikuj të tjerë të kësaj natyre? A i zbatoni këto rregulla të reja në përkthimet tuaja? Do kisha dëshirë të dëgjoja mendimet e te gjithë bashkëatdhetarëve të interesuar. Faleminderit. ________________________________ Do ta quajmë Europë dhe jo Evropë Elsa Demo Kosova guxon me standartin e shqipes. Ndodhi më 12 maj kur u mblodh Këshilli Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde. Qëllimi? Për ta sjellë shqipen e shkruar më afër shqipes së folur. Këshilli me dy kryetarë gjuhëtarët Shaban Demiraj e Rexhep Ismajli diskutoi së pari probleme të drejtshkrimit dhe transkriptimit të emrave të huaj me perspektivë gjetjen e një zgjidhje në mënyrë që praktika gjuhësore në Shqipëri dhe në Kosovë të jetë e njësishme. Ndër mediat në Shqipëri ky takim i rëndësishëm ka kaluar pa u vënë re, ndërsa e përditshmja "Koha Ditore" në Kosovë ka botuar të plotë propozimet e deritanishme të Këshillit të cilat kanë ngjallur në Kosovë reagime pro dhe kundër. A mund të bëhen ndërhyrje nga tryeza akademike? Në Tiranë gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli shpjegon pse duhet përdorur një tjetër metodologji për ndërhyrje në standard. Me fjalë të tjera ndërhyrja e saktë shkencore duhet të vijë nga poshtë lart, duke diagnostikuar së pari përdorimin real të shqipes ndër shqiptarë e pas këtij testimi "mjekët" gjuhëtarë të shohin se ku është e nevojshme të vihet dorë e të normohet. Ledi Shamku-Shkreli vazhdon të mbrojë tezën e katalogimit dhe më pas të rishikimit të standardit. Këshilli ndërakademik Këshilli Ndërakademik për Çështje të Shqipes Standarde është krijuar më 27 tetor të vitit 2004 në Tiranë dhe përbëhet nga tetë anëtarë nga Shqipëria dhe shtatë të tjerë, gjashtë prej të cilëve nga Kosova e një nga Maqedonia. Pas formimit të Këshillit është krijuar rregullorja për pasurimin e gjuhës standarde, heqjen e elementeve që janë të tepërta dhe thjeshtëzimin e gjuhës. Vendimet për ndryshime sipas rregullores merren vetëm me konsensus. Këshilli do të mblidhet 3 ose 4 herë në vit. Përveç anëtarëve nga Prishtina dhe Tirana pjesëtarë të Këshillit janë edhe Italo Fortino nga Italia, Remzi Nesimi nga Maqedonia, dhe një përfaqësues i arbëreshëve të Italisë, profesor Françesko Altimari. Intervista Lajmi i fundit që tregon iniciativë dhe guxim për rishikimin e standardit vjen nga Kosova. Meqë prej një jave akademikët në Tiranë nuk janë shprehur fare për këtë çështje, a mund të na thoni se çfarë zhvillimesh po ndodhin me Gjuhën Shqipe dhe Standardin e saj? Është shndërruar thuajse në ritual që shumë surpriza të reja në lëmë të kulturës dhe artit të vijnë nga hemisfera Kosovë. Rilidhja e kontaktit të ndërprerë njëshekullor, përpos rivlerësimit të trajtave të përbashkëta a të ngjashme etnokulturore, ka nxjerrë në pah edhe diferencat relative sociokulturore ndërmjet nesh. Dhe elementi më i thekshëm transhendental që përvijon "unitetin kundërshtak" të dy hemisferave shqiptare, është natyrisht Gjuha. Ne fakt gjithmonë kam besuar se rigjetja e kontaktit gjuhësor me trevën e Kosovës do të krijonte kushtet për thyerjen e epruvetës hermetike ku qe ndryrë Standardi (apo "Standarti"?!) aktual, thyerje me të cilën do merrte fund edhe fenomeni damtor i entropisë - fenomen që vërehet gjithherë kur sistemet janë të mbyllura. Le të vijmë te ngjarja e fundit: në takimin e radhës që zhvilloi Këshilli Ndërakademik për çështje të shqipes standarde, që u mbajt në Prishtinë më 12 maj, u ndërmorën dhe hapat e para për ndryshime në kod. U thye, pra kësisoj tabuja e rëndë mbi paprekshmërinë e kodit standard të shqipes! Në shkrimin "A do ta zgjedhë secesionin gjuhësor Kosova" ("Shekulli" - 16 janar 2006), vëreja që nëse Tirana ngul këmbë në paprekshmërinë e Standardit, Kosova rrezikon të bëjë zgjedhjen e saj. Në fakt Tirana, me retorikën e saj, nuk jepte asnjë shenjë tolerance duke bërë të dështonin mbledhjet e njëpasnjëshme gjë që nuk mund të pranohej nga pala kosovare. Por më 12 maj, kësaj radhe jo më në Tiranë por në Prishtinë, debati u rimor pikërisht aty ku pati mbetur, te thjeshtimet në kod (duke nisur nga propozimi i Prishtinës për heqjen e ë-së së patheksuar) duke shkaktuar jo pak debat në Këshillin Ndërakademik. Gjithsesi për këtë pikë si edhe për pika të tjera "të nxehta", për të cilat Prishtina ka kërkuar rishikim të kodit, nuk është mbërritur ende në një marrëveshje ndërinstitucionale, pasi komisioni nga Shqipëria nuk kish sjellë sërish me vete materiale konkrete. Gjithsesi, ky takim mbërriti në disa marrëveshje të cilat, ndonëse sipas kosovarit Besim Bokshi janë "gjëra të vogla", duhen përshëndetur në parim dhe konsideruar të rëndësishme, pasi kanë thyer mendësinë e ngultë të tabuizimit të Kodit Standard të Shqipes. Dhe këto "gjëra të vogla" janë. Ja cilat kanë qenë pikat për të cilat duket se u arrit marrëveshja: Shkrimi i mbiemrave me -ëm të bëhet duke ruajtur njësinë drejtshkrimore të temës. P.sh.: të sotëm - të sotëmve dhe jo të sotmëve sikundër parashkruhet në kod. Fenomenet e kultit, festat dhe objektet e kultit të shënohen me shkronjë të madhe Për fjalët që përmbajnë elementin -ev, propozohet që v-ja të zëvendësohet me u. P.sh: Europa në vend të Evropa. Emrat e huaj të shkruhen sipas origjinalit. Në huazime, ë-ja e anglishtes të shkruhet v dhe jo u siç ka qenë deri tash. Në huazimet nga serbishtja, fjalët që kanë sonanten r në shqipe, do të shkruhen me -ër dhe jo me er. P.sh: Sërbi e jo Serbi. Sërish duke iu referuar asaj që deklaron prof. Bokshi, "këto marrëveshje janë arritur lehtë ngaqë ka qenë fjala për gjëra të vogla". Çështjet vijuese "të nxehta" që Prishtina zyrtare sjell për diskutim në mbledhjet e ardhme do të jenë: sërish problemi i ë-së së patheksuar; mundësia e lënies vend për Pjesoren dhe Paskajoren e gegnishtes. Në një serial artikujsh ju keni parashtruar tezën e rishikimit të standartit për hir të ardhmërisë së shqipes në përgjithësi e të Standardit në veçanti. Është kjo mënyra më e mirë për ruajtjen dhe zhvillimin e Standardit? Nga debatet nuk duhet pasur droje, ngase siç thonin latinët "Ubi pus, ibi sectio"; pra kurrgjë nuk do lënë të mahiset keqas. E rëndësishme është që debati të mos shkelë etikën, të mos bjerë në rrethin vicioz të problemeve të rreme sikundër debati toskërisht apo gegnisht; ai i një apo dy standardeve, e marrí të tjera si këto. Njësimi gjuhësor i shqipes në vitin 1972, me gjithë të metat jo të vogla që ka në strukturë të tij, e që kanë të bëjnë me disa vendimmarrje me natyrë empiriko-subjektive - shpesh të diktuara nga hullia ideologjike e kohës - mbetet gjithsesi një arritje e shënueshme për mbarë shqiptarët. Ndonëse në parim Standardi qe një hap përpara, në krahasim me diglosinë e trashëguar, ai u desh konsideruar si "adoleshent" në zhvillim e sipër; që nuk mund të rritej vetëm falë tutelës së "babait", por edhe nga kontakti me "shoqërinë". Fatalisht, kjo e fundit nuk u mor në konsideratë; dhe është pikërisht "shoqëria" e cila me përdorimin që i bën vijimisht kodit standard, e modelon atë dora-dorës, natyrshëm e sipas parimeve evolutive të gjuhës. Të gjitha këto modelime, të cilat në thelb shprehin prirjet e brendshme vetëstrukturuese të gjuhës, duheshin hetuar e pasqyruar medoemos në standard, për të mos mbërrirë te kjo shkallë e ulët që vërehet në nxënien e Kodit ndër shqiptarë. Gjithsesi, sot ndodhemi përpara një situate të re ndërgjegjësimi nga ana e institucioneve të gjuhës. Sot nuk mund të mëtohet më për një ruajtje të tij duke naltuar "mure e bedena" mbrojtës, shpesh në trajtë ligjesh të parakohshme, të cilat vetëm sa ia zënë frymën dhe e shkëpusin nga kontakti me realitetin shoqëror, duke e zhytur më tej në entropi. Ky standard është si një pemë që u mboll 33 vjet më parë, dhe natyrisht që ka nevojë të shihet se si është rritur; a i mjafton dheu përreth apo ka nevojë t'i hapet edhe më; a duhet krasitur që të mugullojë, dhe sa; a duhet shartuar që të përmirësohet qëndrueshmëria e tij ndaj patologjive etj. etj. Gjuha ndërron, kodi gjithashtu. Tashmë nuk ka dyshim mbi atë çka thoshte dikur Çabej se: "Një popull, siç ndërron në rrymë të kohëve., zhvillon e ndërron edhe gjuhën që flet". A është rrugë e drejtë kjo ndërhyrje "nga lart" e akademikëve për ndryshime në standard? Nuk është për të pasur frikë që nëse vazhdohet kështu rezultat i këtij rishikimi do të jetë një normë kaotike? Po, natyrisht që ekziston frika. Kjo frikë përfshin në një farë mënyre qoftë ata që kërkojnë radikalizim të standardit (ide e marrë kjo!), qoftë ata që ngulmojnë në paprekshmërinë e tij (marrëzi e të njëjtës madhësi me të parën, por në kah të kundërt). Problemi i kësaj frike është se ajo gjeneron panik dhe paniku sjell stepje; pra paralizon aksionin rivlerësues të standardit në nevojë. Në fakt kjo frikë është irracionale, pasi shpesh buron nga mosnjohja e metodologjive bashkëkohore mbi shkallën dhe mënyrën se si ndërhyhet në Normë; por gjithaq buron edhe nga kokëfortësia për t'i shpërnjohur këto metodologji. Ndërhyrja në standard duhet kryer duke shfrytëzuar teknikat më të sprovuara në këtë fushë; dhe në fakt Instituti ynë i Gjuhësisë aktualisht është në proces kontakti me personalitete të shquara të linguistikës ndërkombëtare, të cilat kanë ofruar tashmë mbështetjen e tyre. Por, për t'iu përgjigjur pyetjes suaj, nuk ka asnjë gjasë që ky standard të bjerë. Ai do të zgjerojë bazën e tij duke e rritur objektivisht shkallën e pranueshmërisë ndaj gegnishtes (pra jo sipas dëshirës e me "vesh"). Ky rivlerësim, nëse kryhet me metodologji shkencore e pa paragjykime, vërtet do ta monolitizojë Standardin. Do ta aftësojë për të përballuar vetiu jo vetëm shkizmat e brendshme, por do t'ia rrisë fuqinë faktike edhe ndaj trysnive të jashtme. Veçse kështu "i drunjtë" siç paraqitet tash, ka dhënë shenja pamjaftueshmërie në këto përballje. Ju jeni kritikuar për metodologjinë me të cilën i duhet qasur rishikimit të standardit, metodologji që lidhet me marrëveshjen italo-shqiptar që ka nënshkruar Instituti juaj i Gjuhësisë. T'i lemë rehat MuÇo-t, nostalgjikë të Metalurgjikëve, që ta përmbyllin ciklin e tyre! T'i kthehemi edhe njëherë pyetjes më lart. Është për t'u përshëndëtur guximi i këshillit ndërakademik në Prishtinë, po mënyra se si po ndërhyhet në normë nga tryeza akademike? Ç'mund të ndodhë në të ardhmen nëse vazhdohet kështu? Ndonëse është për t'u përshëndetur shtysa e Prishtinës për rishikim të standardit, dhe kjo shtysë vërtet duhet të pasqyrohet e të marrë jehonë nga mediat e institucionet, më duket gjithsesi një nisje me këmbën e gabuar. Nuk është shkencërisht e saktë që 15 gjuhëtarë të mblidhen rreth një tryeze e duke qëmtuar lista shembujsh që i ka nxjerrë sekushi me "vesh" apo me "dëshirë", të ndërmarrin rishikimin e kodit standard të gjuhës shqipe pa e njohur më parë vullnetin real gjuhësor të shqiptarëve (si përdorues). Sjell një shembull nga marrëveshja: Nga sa duket, është vendosur të shkruhet viski, Vashington apo Viliam se kështu thuhet në Kosovë, ndërkohë që në Shqipëri nuk rezulton të përdoret rëndom kjo formë; dhe sakaq për shkëmbim me Tiranën, kosovarët do të detyrohen të shkruajnë Europë, anipse forma e parapëlqyer prej tyre me gjasë rezulton më s'shumti Evropë. Nëse lëvizje të tilla, pra, kryhen vetëm nga dëshira e mirë për të shfryrë disi trysninë ndaj standardit, kjo nuk mund të jetë assesi baza metodologjike e punës së mandejshme. Gjuhëtarët, sikundër edhe forca të tjera, duhet të mblidhen sërish e sërish rreth asaj tryeze vendimmarrëse, por vetëm pasi të kenë kryer diagnostikimin e krejt gjendjes aktuale të përdorimit të shqipes; pra pasi të kenë realizuar katalogimin e usus-it të saj (të shkruar e të folur). Ky katalogim, që me fjalë të varfëra është thjesht "matje", përcakton në të vërtetë edhe përmasat e ndërhyrjes në kod. Gjithsesi ndërhyrja në Kod nuk mund të reflektojë mot à mot çfarë dëfton usus-i, por synohet drejt ekuilibrit delikat e të mirëpeshuar midis Logjikës Empirike Gjuhësore dhe Gjendjes Faktike të Përdorimit. Është deklaruar me të drejtë se qëllimi i punës së Komisionit është sjellja e shkrimit sa më afër shqiptimit. Po si? Deri në ç'pikë do të vijë ky përafrim, po qe se nuk njihet më parë gjendja e shkruar dhe e folur e shqipes letrare? Përsëri me vesh? Jo, faleminderit! Ndërhyrja do metodologji e maturi, ndryshe do të zëvendësohet një subjektivizëm i djeshëm me një subjektivizëm të sotëm. E kësaj radhe nuk ta fal vërtet askush. Kjo, përveçse nuk e pasqyron prirjen e shqipes, rrezikon ta komprometojë e ta dëmtojë kodin standard, pasi në disa raste hapja mund të kryhet edhe aty ku mund të mos ketë nevojë. Kjo po, që do të krijonte kaos. Kësisoj mbetet vetëm një shteg, ai i diskutimit teorik dhe qëmtues i patologjive, paralelisht me katalogimin e usus it, ndërsa përsa i përket vendimmarrjes, duhen pritur rezultatet e katalogimit. Kështu jo vetëm ruhen balancat, por garantohet edhe shprehja më e saktë e vullnetit gjuhësor të mbarë shqiptarëve. " ----------------------------------------------------- ▲ Collapse | | | Artikulli dhe lajmi janë shumë interesantë | Jan 20, 2007 |
Përshëndetje të gjithëve. Falemnderit Ledja që na e solle këtu këtë artikull. Unë e kisha dëgjuar ngjarjen e kongresit pasi në atë kohë aty punonte një shoqe dhe kolegia ime. Ajo më tregoi fije e për pe se ç'kishte dëgjuar dhe kishte marrë pjesë bile në pjesën e debateve të hapura. Më vjen vërtetë keq që kjo ngjarje nuk ka pasur një jehonëtë mjaftueshme në Shqipëri dhe mbi të gjitha që nuk ka pasur një pasqyrim në shtyp. Me shtypin ... See more Përshëndetje të gjithëve. Falemnderit Ledja që na e solle këtu këtë artikull. Unë e kisha dëgjuar ngjarjen e kongresit pasi në atë kohë aty punonte një shoqe dhe kolegia ime. Ajo më tregoi fije e për pe se ç'kishte dëgjuar dhe kishte marrë pjesë bile në pjesën e debateve të hapura. Më vjen vërtetë keq që kjo ngjarje nuk ka pasur një jehonëtë mjaftueshme në Shqipëri dhe mbi të gjitha që nuk ka pasur një pasqyrim në shtyp. Me shtypin në të vërtetë e kam fjalën jo vetëm për gazetat por më shumë për botim të një përditësimi të Standardeve të Gjuhës Shqipe. Teksti që unë kam është i 1972-shit. Nuk do ishte keq që ta thellonim këtë temë. Në fakt këto ditë doja edhe të hyja tek forumi që kishte nisur Monika mbi rregullat drejtshkrimore. Po lexoj disa libra që bleva dhjetorin e shkuar në Tiranë. Përkthimet nuk janë hiç të këqija, por më vrasin veshin disa gabime që i gjen tashmë në të gjitha përkthimet. Një nga këto është skruarja siç shqiptohet jo e emrave tëpërveçëm të njerëzve por të institucioneve; psh: Nejshënëll Kansëll. Kjo, t'ju them të drejtën, m'i ngre qimet përpjetë. A nuk do të ishte më me vënd të përkthehej në "Këshilli Kombëtar"? Do të isha edhe unë shumë e interesuar të dëgjoja mendimet tuaja. Me respekt, Fabiana ▲ Collapse | | | Joni Local time: 04:15 Albanian阿尔巴尼亚语译成Italian意大利语 + ... Cilesia,vetem nje detaj? | Jan 20, 2007 |
A nuk ju duket sikur gjuha shqipe po shnderrohet ne nje mish-mash rregullash e terminologjish abstrakte dhe te padobishme?Nuk kuptoj se ku qendron problemi i shkruarjes se emrave ashtu sic shqiptohen ne shqip!Nuk jemi as te paret dhe as te fundit;greket,me krenarine qe i karakterizon e bejne kete gje prej shekujsh!Duhet vleresuar fakti ( fati,do te thoja une) i te pasurit 36 germa dhe tinguj ne alfabet,gje qe na lejon te shkruajme gjithcka ashtu sic e shqiptojme.Nderhyrja e vetme e domosdoshme d... See more A nuk ju duket sikur gjuha shqipe po shnderrohet ne nje mish-mash rregullash e terminologjish abstrakte dhe te padobishme?Nuk kuptoj se ku qendron problemi i shkruarjes se emrave ashtu sic shqiptohen ne shqip!Nuk jemi as te paret dhe as te fundit;greket,me krenarine qe i karakterizon e bejne kete gje prej shekujsh!Duhet vleresuar fakti ( fati,do te thoja une) i te pasurit 36 germa dhe tinguj ne alfabet,gje qe na lejon te shkruajme gjithcka ashtu sic e shqiptojme.Nderhyrja e vetme e domosdoshme duhet te jete ndarja kategorike e shqipes se folur dhe asaj te shkruar.Dhe dicka tjeter,ka shume perkthyes qe jo vetem nuk dine rregullat e drejtshkrimit po marrin persiper perkthime "titanike" me nje mendjelehtesi per t'u habitur.Heren e fundit qe guxova te lexoj nje liber te perkthyer ne shqip(botim i vitit 2005,emrin e perkthyesit e fshiva nga memorja) me zuri dhimbja e kokes!Nuk duhen rregulla te reja,ajo per te cilen shqipja ka nevoje eshte cilesia. ▲ Collapse | | | Ledja 英国 Local time: 03:15 English英语译成Albanian阿尔巴尼亚语 + ... 主题发起人 Më në hollësi... | Jan 20, 2007 |
Një nga këto është skruarja siç shqiptohet jo e emrave tëpërveçëm të njerëzve por të institucioneve; psh: Nejshënëll Kansëll. Kjo, t'ju them të drejtën, m'i ngre qimet përpjetë. A nuk do të ishte më me vënd të përkthehej në "Këshilli Kombëtar"? Ka "eksperimente" me gjuhën që besoj na i ngrenë qimet përpjetë të gjithëve, Fabiana. Ke të drejtë, të shqipërosh emra institucionesh është fare e pakuptimtë. Shyqyr që ca terma kanë ekzistuar para kësaj vale të re "shqipërimesh", se ka mundësi që sot të ndeshnim në mes të teksteve të përkthyera fraza si: "Unajtid Nejshëns" etj. etj. Si praktikë pune, unë i përkthej emrat e institucioneve apo të tjerë terma të njohur, por mund të vendos përkrah në kllapa origjinalin nëse e shoh të udhës, pasi e di që lexuesi mund të jetë ndeshur shpesh me të. Psh, "one stop office", është një zyrë ku shumë qytetarëve të huaj e vendas u bie të shkojnë, prandaj unë e shkruaj origjinalin në kllapa krahas "Zyra e shërbimeve publike" të paktën herën e parë që e ndesh gjatë një përkthimi, pasi kjo e fundit mund të mos u sjellë ndërmend lexuesve se për cfarë bëhet fjalë. Këtë praktikë ama e zbatoj sepse po punoj në një shtet të huaj ku të interesuarit për broshurën janë vetë banorë këtu. S'ma merr mendja se do qe e nevojshme të shtoja origjinalin po të përktheja në Shqipëri. Kam vënë re, jo gjithmonë, po disi dendur ama, që emrat e huaj të shkruhen si në këta shembuj: Lucy-it, John-in, Jane-in, sipas vendit që zënë në sintaksën e fjalisë. Pyes veten a është ky përdorim rrjedhojë e rregullave të caktuara në konferencën e lartpërmendur? Po si supozohet t'i lexojë publiku këta emra? Pastaj, viza lidhëse ka funksion krejt tjetër në rasa. Përdoret për të lakuar akronime, si BE-ja, KESH-i etj. Me duket se po i merr lumi rregullat drejshkrimore | |
|
|
Dakort jam, cilësia po vuan | Jan 20, 2007 |
Joni, cilësia është ajo që shqetëson shumicëne përkthyesëve, keni të drejtë. Joni wrote: ka shume perkthyes qe jo vetem nuk dine rregullat e drejtshkrimit po marrin persiper perkthime "titanike" me nje mendjelehtesi per t'u habitur. Heren e fundit qe guxova te lexoj nje liber te perkthyer ne shqip(botim i vitit 2005,emrin e perkthyesit e fshiva nga memorja) me zuri dhimbja e kokes! Sa për të tjerat, ... Joni wrote: A nuk ju duket sikur gjuha shqipe po shnderrohet ne nje mish-mash rregullash e terminologjish abstrakte dhe te padobishme? Nuk kuptoj se ku qendron problemi i shkruarjes se emrave ashtu sic shqiptohen ne shqip!Nuk jemi as te paret dhe as te fundit;greket,me krenarine qe i karakterizon e bejne kete gje prej shekujsh! Duhet vleresuar fakti ( fati,do te thoja une) i te pasurit 36 germa dhe tinguj ne alfabet,gje qe na lejon te shkruajme gjithcka ashtu sic e shqiptojme. Nderhyrja e vetme e domosdoshme duhet te jete ndarja kategorike e shqipes se folur dhe asaj te shkruar. Rregullat deri tani pak janë prekur; kjo e Kosovës ishte nje nga të vetmet tentativa (unë flas për përpjekjet zyrtare për të përditësuar rregullat). Gjuha shqipe kthehet në një mish-mash për ata ql nuk dinë ta përdorin. Ajo, për këtë kategori njerëzish, do të bëhej mish-mash edhe sikur gjuha jonë të kishte vetëm dy rregulla, ndaj problemi nuk qëndron tek rishikimi, freskimi i rregullave, për mendimin tim, as sa qëndron tek fakti se sa zbatohen këto rregulla. Me këtë shkojmë sërish tek ajo që thatë ju në fillim. Përsa i përket lënies së emrave të përveçëm personash/ vendesh, sidomos të huaja, ashtu siç shkruhen, personalisht do ta preferoja. Kam këtë mendim ndoshta pasi këtu ku jam (Ukrainë) emri im shkruhet siç e shqiptojnë (si tek ne) dhe nuk të tregoj dot se sa herë më kanë dalë probleme pasi mbiemri im nuk përket me mënyrën se si shkruhet (Pezzoni). Por kjo është personale, dhe jam e bindur se kush do do të preferonte t'ja shkruanin emrin e vet ashtu siç e ka, në të gjitha gjuhët. Me respekt, Fabiana | | | Ledja 英国 Local time: 03:15 English英语译成Albanian阿尔巴尼亚语 + ... 主题发起人 Patjetër që cilësi... | Jan 20, 2007 |
Heren e fundit qe guxova te lexoj nje liber te perkthyer ne shqip(botim i vitit 2005,emrin e perkthyesit e fshiva nga memorja) me zuri dhimbja e kokes!Nuk duhen rregulla te reja,ajo per te cilen shqipja ka nevoje eshte cilesia. Afishimi yt erdhi ndërsa po shkruaja të mësipërmin, Joni. Prandaj po përgjigjem vec. Dhimbja e kokës më ka pasë zënë edhe mua me botimet letrare të reja, po tani marr laps e letër dhe shënoj gafat më të hatashme që të bëj një cikë gallatë duke u treguar miqve e kolegëve. Mund të lexosh për librin "Kodi i Da Vincit" tek forumi "Translator Resources", tema "examples of confusing mistranslations". Nëse shembujt e atyshëm nuk i shtyjnë botuesit t'i hapin sytë e t;i bëjnë katër me cilësinë, nuk e di cfarë tjetër do t;i shtyjë. | | | Ledja 英国 Local time: 03:15 English英语译成Albanian阿尔巴尼亚语 + ... 主题发起人 Absolutisht dakord! | Jan 20, 2007 |
personalisht do ta preferoja. Kam këtë mendim ndoshta pasi këtu ku jam (Ukrainë) emri im shkruhet siç e shqiptojnë (si tek ne) dhe nuk të tregoj dot se sa herë më kanë dalë probleme pasi mbiemri im nuk përket me mënyrën se si shkruhet (Pezzoni). Por kjo është personale, dhe jam e bindur se kush do do të preferonte t'ja shkruanin emrin e vet ashtu siç e ka, në të gjitha gjuhët. Me respekt, Fabiana Mendoni me sa qejf e pres unë shqiptimin Lexha të emrit tim... As që nuk e vë në diskutim që emrat e personave realë nuk duhen cënuar ...por besoj se personazheve të filmave dhe librave nuk do t'u mbetej qejfi po t'ua përshtasnim emrat që dhe lexuesit shqiptarë të mos hiqnin keq:). Gjithë të mirat, Fabiana | | | 本论坛没有专门指派版主。 如需报告网站违规或寻求帮助,请联系 网站工作人员 » Ndryshimet në gjuhën shqipe Trados Business Manager Lite | Create customer quotes and invoices from within Trados Studio
Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.
More info » |
| CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |